Report TV - Kryeprokurori, Manja: Kuvendi ishte i detyruar të zbatonte ligjin

  • 6 years ago
I ftuar në emisionin e sotëm në emisionin ?5 Pyetjet? është i ftuar deputeti i Partisë Socialiste, Ulsi Manja, i cili flet për çështjen e zgjedhjes së Kryeprokurorit të përkohshëm.

I pyetur nga drejtuesi i emisionit nëse qëndronin pretendimet e opozitës se është shkelur apo jo kushtetuta, Manja thotë se kjo i përket Gjykatës Kushtetuese për të vendosur, pasi secila nga palët kanë pretendime.

A qëndron pretendimi i opozitës se është shkelur kushtetuta?
Tani palët kanë pretendimet e tyre, opozita thotë se është shkelur, ne themi që nuk është shkelur. Por në fund të ditës nuk jemi ne ata që e vendosim. Ne jemi shprehur me votë, Shqipëria ka një prokuror të përgjithshëm tashmë. Këtë gjë e thotë Gjykata Kushtetuese.
Ne ishin para këtyre fakteve. Ish- Prokurorit të PËrgjithshëm i mbaronte mandati më 7 dhjetor dhe kushtetuta e re që ne miratuam së bashku kishte përcaktuar një tjetër mënyrë zgjedhjeje për Kryeprokurorin. Mandati i prokurorit të përgjithshëm mbaronte në 7 dhjetor, ndërkohë që Kuvendi ishte i detyruar të zbatonte ligjin i cili thotë se Kuvendin në momentin që nuk është krijuar KLP zgjedh një kryeprokuror me më shumë eksperiencë.

Recommended