Report TV - KED, Caka: Kuvendi i detyruar të shkeli Kushtetutën si Presidenti

  • 7 years ago
Jo vetëm Presidenca por dhe Kuvendi nuk mund të ushtrojnë kompetencat e tij për konstituimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, institucioni i ri i cili do të emërojë anëtarët e të gjithë strukturave të reja të drejtësisë.

Nenet 149 dhe 179 të Kushtetutës së re do të duhet të shkelen nga të dy këto institucione, deri sa të miratohet ligji qeverisjes së gjyqësorit.

Ish-anëtarja e Komisionit të Reformës në Drejtësi, deputetja e LSI-së Silva Caka në intervistën për Report Tv shprehet se është krijuar një vakum ligjor i cili mund të zgjidhet vetëm me konsensus ndërmjet institucioneve.

Recommended