Report TV - Thyerja e parë e sigurisë parlamentit me këto përmasa

  • 6 years ago
Seanca parlamentare për zgjedhjen e kryeprokurorit të përkohshëm është zhvilluar nën tymin e flakadanëve që u futën në brendësi të Parlamentit nga deputetët e Partisë Demokratike.
Report TV mëson se deputetët I fshehën flakadanët, në momentin që I janë nënshtruar kontrollit të Gardës në hyrje të parlamentit.

Çdo deputetët që futet në sallë, vendos telefonat dhe pajisjet e tjera në një kuti dhe më pas kalon vet. Në momentin që kontrolli I sigurisë jep sinjal, atëherë deputeti kontrollohet me detektorë nga Garda. Në asnjë prej këtyre kontrolleve deputetët nuk janë zbuluar se kishin flakadanë me vete.

Duke përfituar edhe nga hyrje-daljet e shpeshta në sallën e kuvendit, Flamur Noka dhe Ervin Salijani arritën të futin flakadanët, duke marrë shembull edhe nga Lëvizja Vetëvendosja në Kosovë.

Recommended