Report TV - Protesta, të rinjtë me kapuçë në kokë hedhin fishekzjarre e kapsolla drejt parlamentit

  • 5 years ago
Jo vetëm të rinj, por edhe fëmijë të moshave 10-12 vjeç, janë parë përpara kuvendit, duke u përpjekur të shkaktojnë tensione. Ata kanë hedhur kapsolla duke u përpjekur të heqin me forcën edhe gardhin metalik të vendosur aty nga forcat e policisë. Ndërsa vetë liderët e opozitës nuk janë parë përpara Kuvendit. Fakti që sulmet me kapsolla janë bërë nga fëmijët, edhe forcat e policisë të mos ndërhyjnë për t'i larguar me forcë për të mos cënuar sigurinë e tyre.

Policia i ka bërë thirrje të drejtëpërdrejtë liderit demokrat Lulzim Basha që të ndalojë incidentet, por ai nuk është parë pranë protestuesve.

"Ruani qetësinë, ruani gjakftohtësinë. Mos hidhni lëndë piroteknike, fishekzjarre, kapsolla, tymuese dhe sende te forts në drejtim të punonjësve të Policisë. Hedhja e kapsollave, sendeve te forta dhe lëndëve piroteknike po rrezikon jetën e punonjësve të Policisë

Recommended