Report TV - Report Tv i vetmi që transmetoi protestën LIVE me dron

  • 6 years ago
Gjatë transmetimit maratonë të protestës së opozitës, Report TV ishte i vetmi televizion që transmetoi live përmes dronit atë që ndodhte përpara Parlamentit të Shqipërisë. Në këto filmime me dron është fiksuar tentativa e parë e protestuesve për të carë kordonin e policisë dhe depërtuar brenda kuvendit. Droni Report TV ka fiksuar edhe momentin kur nga ana e djathtë e lulishtes së parlamentit mbërritën përforcimet e forcave speciale që neutralizuan protestuesit duke ndaluar përpjekjen për të hyrë në goditën e parlamentit.
Kjo tentativë për të depërtuar në sallën plenare të kuvendit është koordinuar nga një tjetër veprim. Planet me dron tregojnë se nga dera anësore në të majtë të godinës së kuvendit që e lidh atë me selinë e PD janë lëshuar disa flakadanë. Me sa duket hedhja e flakadanëve pikërisht nga kjo anë e kuvendit është përdorur taktikisht për të tërhequr vëmendjen e forcave të sigurisë në këtë pjesë.

Recommended