Historia e pazakontë! Ditën në shtëpi, natën në burg/I vetmi i dënuar që mbahet në burgun e Vaqarrit

  • 3 years ago
Burgu i Vaqarrit është i vetmi burg në botë ku policët nuk e marrin shërbimin për të parandaluar ndonjë arratisje të mundshme, por për të ruajtur bazën materiale.


Është gjithashtu i vetmi burg në botë që ka vetëm një të dënuar, por edhe ai në mëngjes del nga qelia dhe çdo darkë fiks në orën 20:00 , paraqitet për të fjetur në qeli.

Agim Tufa, 62 vjeç i dënuar për dhunë mbërrin çdo mbrëmje në burg sipas urdhrit të gjykatës.

Këtë dënim Tufa po e vuan prej një muaji deri në fund të vitit.

Fillimisht për shkak të pandemisë 62 vjeçari dezinfektohet dhe më pas kontrollohet.

Pavarësisht se gjatë ditës qëndron në shtëpi përpara se dera të mbyllet i moshuari ka të njëjtat të drejta si çdo i dënuar , mes tyre edhe detyrimi i burgut për t?i shërbyer vaktin e mbrëmjes dhe të mëngjesit.

Por meqënëse ai është vetmi i dënuar pasi burgu i Vaqarrit pas rikonstruksionit do kthehet në një burg gjysëm lirie dhe sigurie të ulët, Tufës i sillet ushqimi nga një burg tjetër.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Burgu#Vaqarr#TopChannel

Recommended