Ora News-Vrasja e 32-vjeçarit në Shkodër për 40 mijë euro, autori komunikoi në telefon me viktimën

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Policia e Shkodres ka zbardhur vrasjen e 35 vjeçarit Angjelin Shkambi, duke shpallur në kërkim autorin e dyshuar të saj.

Ai është 27 vjeçari Artan Koçeku banues në fshatin Pog, i cili rezulton të ketë qene me leje shpërblimi nga burgu i Peqinit, aty ku vuante denimin për akuzën ?vjedhje me armë? prej vitit 2013.

Ditën e ngjarjes mësohet se autori ka komunikuar në telefon me viktimën, duke lënë takim në varrezat e Stom Golemit. Aty palët janë konfliktuar me njeri ? tjetrin brenda në makinë dhe gjithçka sipas burimeve policore ka ardhur për shkak të një borxhi prej rreth 40 mijë eurosh që i kishte viktima Shkambi.

Në debat e sipër Koçeku ka nxjerrë armën e zjarrit tip pistolete dukë shtënë plot 3 herë në drejtim të Shkambit, e duke e lënë të vdekur në vend. Më pas ai është larguar në këmbë përmes rrugicave, duke i ikur gjurmëve të policisë. Kjo e fundit tashmë ka nisur kërkimet dhe punon për kapjen e tij. 27 vjeçari akuzohet për ?vrasje me paramendim dhe prodhim e mbajtje pa leje e armeve luftarake?, ndaj materialet në ngarkim të tij i kanë kaluar prokurorisë.

Por ai nuk është një emer i panjohur për policinë Shqiptare dhe veçanërisht atë të Shkodres. Koçeku u vu në pranga në 2013-en, pas finalizimit të operacionit policor të koduar ?Pikat e Karburanteve?, ku ai sëbashku me 3 shtetas të tjerë rezultonin autor të veprave penale te renda si, vjedhje te pasurisë, vjedhje me arme ne bashkëpunim, dhe shkatërrim prone me eksploziv.

Po në shkurtin e 2013-es, Koçeku sëbashku me dy vellezerit Thani rezultuan te jene autore te vendosjes lendes eksplozive ne automjetin ne pronësi te punonjësit te policisë Pavlo Vuksani, efektiv ne Komisariatin Policisë Shkodër, për motive, për shkak te detyrës.

Autori ka pasur komunikim me telefon viktimën-Policia ka sqaruar se autori ka pasur një komunikim me telefon me viktimën dhe janë takuar tek varrezat e Stom Golemit, ku shtetasi A. K. ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit A. Sh. i cili ndodhej në automjetin e tij, ku për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Autori ishte i dënuar, sot duhet të kthehej në burg-Mbi Koçekun dyshimet janë ngritur pasi mëngjesin e kësaj të hene ka patur diten e kthimit në burg prej ku kishte dalë me leje pasi është i denuar për vjedhje. Megjithatë policia e Shkodrës thotë se pistat ku po heton janë disa pasi viktima ka patur probleme edhe me te tjere persona.

E shkuara e autorit të dyshuar-Gjithashtu Koçeku dyshohet se është autor i dyshuar i vendosjes lendes eksplozive ne makinen e shtetasit P. Vuksani efektiv ne komisariatin Shkodër.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/ekzekutimi-i-32-vjecarit-ne-shkoder-policia-shoqeron-30-persona

Recommended