I kërkoi 10 mijë euro, kërcënohet biznesmeni në Bulqizë, autori qëllon me automatik në ajër

  • 4 years ago
Një biznesmen ndërtimi në Bulqizë ka denoncuar në polici se është kërcënuar nga një person për vënie gjobe. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:15, ndërsa burime për Report Tv bëjnë të ditur se bëhet fjalë për biznesmenin Gëzim Balla, i cili është kërcënuar për një shumë prej 10 mijë eurosh. Po nga burimet mësohet se personi që ka kërcënuar biznesmenin është shtetasi Feruzan Shehu, i cili është në kërkim nga policia.

Në polici, Gëzim Balla ka deklaruar se është telefonuar dhe kërcënuar për vënie gjobë pikërisht nga Feruzan Shehu, i cili për ta trembur kishte qëlluar edhe në ajër me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes janë gjetur edhe 5 gëzhoja automatiku.

Recommended