Ora News- PD: Arben Ahmetaj merr 22 mln euro për të helmuar Elbasanin

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Partia Demokratike akuzon ministrin e Financave, Arben Ahmetaj se qëndron prapa koncesioneve të djegies së mbetjeve, duke përfituar 22 mln euro sipas opozitës nga buxheti i shtetit vetëm në fabrikën e Elbasanit.

Drejtuesja e Departamentit të Antikorrupsionit, Lealba Pelinku tha nga selia blu se ndërtimi i tre inceneratorëve është një nga aferat më të rënda të qeverisë Rama, ndërsa i kërkoi ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka që të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë dhe të "tregojë peshqit e mëdhenj që po vjedhin miliona euro duke dëmtuar shëndetin e qytetarëve".

Ajo tha gjithashtu se koncesionet prej 178 mln eurosh në total, nuk janë vetëm korrupsion i nivelit të lartë por edhe dosje me shkelje të rënda penale.

Deklarata e plotë:

Afera e ndërtimit të 3 fabrikave të djegies së plehrave në Elbasan, Fier dhe Tiranë me 178 milionë euro nuk është vetëm korrupsion në nivelet më të larta të qeverisë Rama, por edhe një dosje me shkelje të rënda penale.

Procedura për djegësin e Elbasanit është modeli i shkeljes flagrante të ligjit për konçesionet dhe një hetim i pavarur do të çonte pas hekurave të burgut cilindo ministër që ka firmosur për të, duke nisur me Arben Ahmetajn.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/pd-arben-ahmetaj-merr-22-mln-euro-te-helmuar-elbasanin

Recommended