Ora News - PD denoncon: AKSHI 2.5 mln euro tendera fiktivë, kush fshihet pas?

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Deklarata u be me 31 gusht 2020

Partia Demokratike, ju rikthye asaj që e cilëson skandal nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, ku pretendohet se janë dhënë tendera fitiv në vlerën 2.5 milion euro.

Ish deputeti demokrat, Endri Hasa, i kërkoi drejtësisë të nisë hetimet, ndërsa tha se duhet zbuluar kush fshihet pas kompanisë Image & Communications Development.

?Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit vetëm gjatë muajit korrik dhe gusht i ka dhënë 2.5 miliard lekë tendera fiktivë, pa konkurrencë dhe afër fondit limit kësaj kompanie. Kjo kompani që rezulton të jetë në pronësi të Igli Gjelishtit, ka përfituar në të njëjtën mënyrë plot 7.5 miliardë lekë në 2 vjet.

10 milion lekë çdo ditë ka përfituar Igli GJelishti nga paratë e shqiptarëve ndërkohë që ekonomia është zhytur në krizë dhe mijëra qytetarë humbin vazhdimisht vendet e punës duke mos siguruar dot as bukën e gojës.

PD denoncoi Image & communications Development, e cila edhe pse e krijuar në vitin 2010 nuk ka deklaruar fare të ardhura dhe as ka depozituar bilance deri në vitin 2014.

Gjithashtu ai drejtoi dhe disa pyetje për të cilat kërkohet përgjigje.

?Si ka mundësi që kjo kompani për portalin opendata.gov.al që në fakt pasqyron vetëm te dhëna statistikore të institucioneve është paguar 739 milion leke në vitin 2018?

Si ka mundësi që ndërkohë që kjo kompani ka përfituar mbi 2.3 miliardë leke ne vitin 2018 për sistemin e gjobave elektronike për Policinë e Shtetit, policët e trafikut vazhdojnë të mbajnë blloqe letre në dorë?

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/pd-denoncon-akshi-2-5-mln-euro-tendera-fiktive-kush-fshihet-pas/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv