Report TV - Shkodër, atentat 32 vjeçarit brenda në automjet

  • 6 years ago
SHKODER - Një ngjarje e rëndë ka tronditur Shkodrën këtë të diel, ku për pasojë një person është ekzekutuar në një atentat me armë zjarri pistoletë brenda në automjet.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Golemit, pranë varrezave të këtij fshati. Viktima është Angjelin Shkambi, 32-vjeç, i cili gjatë kohës që ndodhej në automjetin "Mercedes Benz" me targa AA 275 BF, është qëlluar nga persona të paidentifikuar. Shkambi po dilte nga varrezat kur ndaj tij është bërë atentati fare pranë dyqani lulesh.

Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë për zbardhjen e shkaqeve dhe identifikimin e autorëve të këtij krimi. Gjithashtu po punohet edhe për zbardhjen e të shkuarës së viktimës nëse rezulton apo jo me të shkuar kriminale.

Recommended