Shenja plumbash në mure, gjithçka e shkatërruar, Report TV brenda shtëpisë së 71-vjeçarit në Elbasan

  • 3 years ago
Report Tv është futur në banesën e 71-vjeçarit. Kasaphanë është ajo që e përshkruan më së miri këtë pamje, ku ka shenja plumbash kudo. Siç është raportuar më herët, në banesë u gjetën kallëpe tritoli  të vendosura në të gjithë shtëpinë. Mendohet se 71-vjeçari i kishte përgatitur këto kallëpe me tritol për t?i hedhur kundër policisë. I moshuari madje ka kërcënuar gjatë negociatave me të bijën  se "nëse policia nuk largohej do i hidhte në erë."Një tjetër detaj dyshues brenda dhomës së tij dhe po aq frikësues është edhe një çantë e madhe sporti e cila ka një fitil ndezës. Dyshohet se aty mund të këtë pasur një bateri makinë dhe është përpjeke të lidh detonatorët me fitilin për të krijuar një shpërthim të fuqishëm.

Recommended