Report TV - Lesaffre, lideri botëror për miellrat, sjell produktet e saj në Shqipëri

  • 6 years ago
Kompania franceze Lesaffre, lider botëror për majanë e bukës dhe të miellrave specialë e pastiçerive, e pranishme në tregun shqiptar, me distributore ekskluzive kompaninë ?Teuta? Durrës, është prezantuar gjatë një promovimi në mjediset e Hotel Rogner.
Arben Babameto, drejtor i përgjithshëm i kompanisë ?Teuta?, deklaron se ky bashkëpunim lidhet me vetë nevojat e tregut për një standard më të mirë cilësie.

?Kompania Teuta është një kompani me një aktivitet 24-vjeçar në fushën e distribucionit të produkteve ushqimore. Sot ne pikërisht prezantojmë një lidhje të re, një bashkëpunim të ri, që besojmë do të jetë shumë i frytshëm, për të futur në tregun shqiptar produktet e një cilësie shumë të lartë të firmës franceze Lesaffre. Në fakt Lesaffre Ka qenë prezente disi në Shqipëri, por këtë herë mendojmë se do të hyjë shumë seriozisht, sepse edhe ne do të fusim gjithë shpirtin tonë, angazhimin tonë, në mënyrë që suksesi të jetë i garantuar?, tha Babameto.

Recommended