Ardian Trebicka sjell ne Shqiperi kengetaren spanjolle me fame boterore

  • 5 years ago
Për herë të parë në Shqipëri do të vijë një këngëtare e muzikës elitare spanjolle. Bëhet fjalë për Luz Casal, e lindur në Boimorto dhe më pas u zhvendos në Madrid ku zhvilloi karrierën. Që prej fillimeve të saj, Luz Casal ka shitur më shumë se 5 milionë albume. 61-vjeçarja është diagnostikuar dy herë me kancer gjiri, por falë operacioneve dhe trajtimeve është rikuperuar dhe ka nisur përsëri turnetë.

Luz Casal do të mbajë koncertin në Amfiteatrin e Tiranës më 14 Shtator. Ardhja e saj në Shqipëri është mundësuar nga këngëtari i njohur Ardian Trebicka. I ftuar në emisionin "Rudina" në Tv Klan, Trebicka tregoi se do të këndojë duet me Luz Casal. Ai ka edhe një surprizë për publikun. Luz Casal do të këndojë një këngë shqip.

"Unë përgatitjet i bëra në Madrid me trupën e Luz Casal, sepse duke qenë një formacion që do vijë nga Madridi, është shumë e vështirë që të vinin këtu dhe të shkonin sërish. Luz Casal do vijë me një repertor i cili do jetë akustik, një repertor nga këngët më të njohura që ka Luz Casal në karrierën e saj. Do të jetë një program rreth 90 minuta ku do jem dhe unë i ftuar, ku do këndojmë të dy spanjisht dhe pas shumë përpjekjesh ja mbusha mendjen për të kënduar dhe një diçka shqip, të cilën unë dua ta lë surprizë për publikun. Është hera e parë që Luz Casal del jashtë repertorit të saj, sepse dhe në duetet që ne do bëjmë, unë jam brenda çka ajo ka kënduar, jo jashtë repertorit. Dhe ajo më plotësoi për të qenë brenda repertorit tim.


Luz Casal, Ardian Trebicka thotë se e ka dëgjuar në rininë e tij. Ndërsa dy vitet e fundit, kishte vendosur që në Tiranë të sillte një këngëtare spanjolle. Për këtë e ndihmuan edhe miqtë e tij.

"Luz Casal unë e kam njohur në largësi nga rinia ime kur unë kam qenë në Greqi. E dëgjoja shpesh, më pëlqente. Dy vitet e fundit vendosa që të bëja diçka të tillë. Më kanë ndihmuar shumë miqtë e mi të cilët janë në Spanjë, bëmë kontaktet, ishte shumë e interesuar për Shqipërinë sepse Luz Casal është një personazh që ka shëtitur pothuajse gjithë botën me këngët e saj. Vjet ka qenë në Serbi dhe ishte shumë kurioze për Shqipërinë. Kështu që pranoi ftesën me shumë kënaqësi dhe vendosëm që më 14 Shtator të realizojmë koncertin Luz Casal në Shqipëri. Është shumë afër natyrës time të të kënduarit dhe kisha ëndërr që në Tiranë të sillja një këngëtar me emër nga bota spanjolle. Kështu që u realizua me këmbëngulje. Është një muzikë shumë elitare dhe them që nuk duhet humbur, sepse është nga ato këngëtare që s'para vjen kollaj në skenat tona. Unë mora pjesë në një koncert të saj meqë isha në Madrid, edhe të them të drejtën jam mrekulluar".


Ardian Trebicka i fton të gjithë që të marrin pjesë në koncertin e Luz Casal tek Amfiteatri i Tiranës më 14 Shtator. Ai thotë se bileta ka një çmim modest.

"Ka një çmim shumë modest për të dëgjuar këtë këngëtare, 15 mijë Lekë të vjetra. Ky është një çmim që u vendos në bashkëpunim edhe me ambasadën spanjolle, pasi duan të krijojnë mundësinë që të vijnë të gjithë ta shijojnë dhe ta...

Recommended