Ora News - Kryeprokurori i ri, deputetët PS firmosën në letër të bardhë. Në parlament vetëm një emër

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pavarësisht se Komisioni i Ligjeve miratoi që nga 7 kandidat për kryeprokuror, në parlament të votohen vetëm 3 prej tyre, Partia Socialiste ndryshon procedurën për zgjedhjen e kreut të ri të organit akuzës.

Tre kandidatët që morën vlerësim pozitiv në Komisionin e Ligjeve tashmë detyrohen të mbledhin edhe 28 firma deputetësh, në mënyrë që ata të kenë të drejtë t'i nështrohen votimit.

Duke ju referuar vendimit se deputetët nuk mund të firmosin për më shumë se 1 emër, në parlament nga 3 kandidat do të shkojnë vetëm dy, pasi Partia Socialiste ka vetëm 74 mandate.

Por burimet i thanë Ora News se 28 deputet do firmosin vetëm për një emër si rrjedhojë votimit do i nënshtrohet vetëm 1 kandidat, kjo edhe për taktikën politike që ai të marrë më shumë se 71 vota. Të kontaktuar nga Ora News, deputetët e Partisë Socialiste në Komisionin e Ligjeve theksuan se mbledhja e firmave është detyrim që rrjedh nga rregullorja e kuvendit.
Po të njëjtët deputetë konfirmuan se ata tashmë e kanë hedhur firmën, por siç u shprehen ata në një letër të bardhë duke ja lënë vendimarrjen lidershipit të Partisë socialiste, se cili do të jetë emri i ri i kryeprokurorit. Komsioni i Ligjeve në vendimin që hapi procedurën për zgjedhjen e kryeprokurorit, thuhej se kuvendit do ti paraqitjej një raport ku do të renditëshin të gjithë kandidatët me vlerësime konkrete, ndërsa deputetët do të votonin emrin që përmbush kriteret ligjore dhe morale.

Për më shumë lexoni në:http://oranews.tv/article/ps-nderron-procedurat-kryeprokurorin-e-perkohshem

Recommended