Report TV -Kodi penal për pandeminë mbetet vetëm në letër! Ligji s'u zbatua

  • 4 years ago
Katër muaj nga 8 Maji 2020 ditë kur hyri në fuqi kodi penal me parashikimet shtrënguese për parandalimin e përhapjes së Covid-19, gjithçka ka mbetur vetëm në letër.

Nisur nga komunikatat e përditshme të policisë së shtetit rezulton se askush nuk është proceduar penalisht sipas kodit penal i cili në ndryshimet e pësuara ka edhe gjobë edhe burgim duke detyruar policinë të referojë materialet pranë prokurorisë për çdo shkelës.

Referuar ndryshimeve në kodin penal në nenin 242/a për shkeljet si ?Moszbatimi ose kryerja e veprimeve në kundërshtim me aktet ligjore apo nënligjore të nxjerra nga organet shtetërore, në funksion të gjendjes së epidemisë apo të zbatimit të masave të jashtëzakonshme, nga personi, ndaj të cilit është dhënë më parë masë administrative, përbën kundravajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në gjashtë muaj. Po kjo vepër, kur është kryer në ushtrim të aktivitetit tregtar, duke vendosur në rrezik shëndetin e njerëzve, dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet??.

Moszbatimi i urdhrit të dhënë nga organet kompetente për karantinim ose izolimin, apo shkelja e rregullave të karantinës ose të izolimit nga personi mbartës ose jo i sëmundjes infektive, të cilit i është njoftuar ky detyrim nga autoritetet shtetërore përkatëse, dënohet me burgim nga dy deri në tre vjet.?

Deri para hyrjes në fuqi të këtyre ndryshimeve ligjore sipas policisë së shtetit janë 24 shtetas të gjobitur me 700 mijë lekë gjobë sipas aktit normative datë 15 mars 2020, neni 3.

Qytetari i parë i gjobitur për thyerje karantine ishte 29-vjeçari nga Dibra me iniciale E.S. Por pas hyrjes së kodit që parashikon dënimin me burg nuk ka asnjë të proceduar.

Recommended