Të hënën opozita protestë për Kryeprokurorin - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

Opozita ka zgjedhur protestën si forme reagimi kundër zgjedhjes se Prokurorit te Përgjithshëm qe përkohësisht do te kryeje funksionet qe sot i mban Adriatik Llalla.



Ditën e hëne, ndërsa parlamenti do te zhvilloje mbledhjen e fundit per ketë vit ku do te votoje kreun e organit te akuzës, PD dhe Lëvizja Socialiste per Integrim do te tubohen jashtë ambienteve te seancës duke protestuar kundër asaj qe opozita e cilëson kapje e prokurorisë.



Per te detajuar strategjinë e protestës, Basha do te mbledhë sot krerët e degëve te PD dhe grupin parlamentar, ndërkohe qe LSI do te mbledhë te dielën komitetin drejtues. Ne nje postim ne rrjetet sociale kryetarja e LSI Kryemadhi ka bere thirrje per rrëzimin e kryeministrit Rama.



?Të protestojmë për të larguar banditët nga pushteti! Revolta e protestës qytetare është arma që mund të rrëzojë nga karriget banditët e veshur me pushtet.?



Kjo është hera e pare qe PD organizon protesta pas çadres qe qëndroi 3 muaj përballe kryeministrisë, ndërsa LSI e cila ka pak muaj qe ka dale ne opozite, ka rreth 8 vjet qe nuk organizon protesta.



Ndërkohe edhe LSI ka konfirmuar praninë e saj ne protestën kundër zgjedhjes se Prokurorit te Përgjithshëm te përkohshëm.

Recommended