Report TV - Përurohet Unaza e re e madhe nga Farka në TEG!

  • 6 years ago
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri shoqëruar nga kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar Afrim Qendro inspektuan investimet që po kryhen në Unazën e Jashtme të Tiranës. Segmenti më i fundit i përfunduar dhe hapur tashmë për qarkullim është me gjatësi 4.14 km, i cili fillon pranë rrethrrotullimit ?TEG? dhe përfundon pranë Repartit të Helikopterëve në Farkë. Lot 2 në të cilin aktualisht po vazhdon puna përfshin segmentin nga Farka deri në Uzinën e Autotraktorëve në Shkozë.
?Jemi këtu për hapjen e segmentit të ri të unazës nga TEG-u deri te Fusha e Helikopterëve në Farkë. Një segment pjesë e Unazës së Madhe të Tiranës, e cila është një investim në vazhdim. Pjesa tjetër është nga Farka deri në Shkozë, janë dy lote të tjera për të cilat ne po bëjmë disa përmirësime nga projekti aktual për ta sjellë në standardet e duhura. Ju e shikoni që unaza e Tiranës është një nga prioritetet e qeverisë shqiptare dhe gjithë ajo punë e mirë, jo vetëm do të ndihmojë lehtësimin e trafikut në qytetin e Tiranës por do të jetë një nyje e rëndësishme e qarkullimit për të gjithë Shqipërinë. Dihet se Tirana përmbledh trafikun kryesor në Shqipëri.

Recommended