Ora News- Zaganjori fshikullon qeverinë, sa herë ka zgjedhje, ikin 100 % e punonjësve në dogana

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori fshikulloi institucionet shtetërore lidhur me standardet e largimit nga puna të punonjësve.

Pjesë nga deklarata e kryetarit te Gjykates se Larte i ftuar në konferencen me titullin: "Efikasiteti i procedurave gjyqësore në Gjykatat Administrative të Shqipërisë dhe vlerësimi i efekteve të Reformës në Drejtësi"

Xhezair Zaganjori: Çështja e mungesës së efiçenës së sistemit gjyqësor është një nga problemet themelore që është debatuar prej vitesh dhe jemi kritikuar në vazhdimësi.

Për gjykimin administrativ ka vend për një debat dhe kërkim edhe më të thelluar. Ka ardhur koha të debatohet për cilësinë e vendimeve gjyqësore.

Shumë pak, pothuajse aspak bëhet debat për cilësinë e këtyre vendimeve. Në një kohë kur rastet janë të njëjta, zgjidhjet janë të ndryshme, lejohen subjektivizmat shpeshherë edhe ekstreme.

Shumë pak bëhet debat lidhur me shkaqet. Pse kemi kaq shumë shkaqe? Dihet që në realitetin e shqiptar prodhohen jashtëzakonisht shumë konflikte.

Aktualisht Gjykata e lartë ka rreth 21-22 mijë çështjesh, një numër i jashtëzakonshëm. Një numër jashtëzakonisht shumë i madh dhe në gjykimin adiminstrativ.
Pse ka kaq shumë largime nga puna? Me mijëra njerëz largohen nga puna dhe të gjithë përplasen dyerve të gjykatave.

Për më shumë lexoni në:http://oranews.tv/article/zaganjori-fshikullon-qeverine-sa-here-ka-zgjedhje-ikin-100-e-punonjesve-ne-dogana

Recommended