Report TV - Vasili: Edhe Hitleri pa armë e rrëmbeu Parlamentin

  • 6 years ago
Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili e cilëson puç Kushtetues procedurën e ndjekur nga Kuvendi për zgjedhjen e Kryeprokurorit të ri. I ftuar në 45 minuta nga Denis Minga në Report Tv, Vasili tha se maxhoranca po kryen "grusht shteti" pa armë ndaj institucioneve dhe shtetit, të njëjtën rrugë, që siç tha ai, e ndoqi edhe Hitleri. "Jemi përpara një grushti shteti pa armë. Edhe Hitleri pa armë e rrëmbeu Parlamentin, shtetin, pastaj rrëmbeu armët", tha Vasili.

Ai shtoi se autorët e këtij puçi do cilësohen puçistë dhe do akuzohen për tradhti kombëtare nëse zgjedhin Kryeprokurorin sipas procedurës së nisur nga Kuvendi. Sipas tij, Kushtetuta nuk parashikon zgjedhjen e një Kryeprokurori të Përkohshëm. "Është puç kushtetues. Procedura e ndjekur nga komisioni i ligjeve, dëgjesat e zhvilluara janë të paligjshme. S'ka asnjë nen kushtetues që të parashikojë këtë gjë. Nëse do vazhdojnë është dita e fundit kur në Shqipëri flitet për shtet ligjor. 60% e Kushtetutës ndryshoi në vitin 2016. Është një kushtetutë e mbështetur nga SHBA dhe BE të cilët e thanë haptaz konsiderojeni si kushtetutën tonë dhe kjo kushgtetutë dhunohet ditën për diell. Reagimi do jetë shumë i fortë. Ky prokuror do refuzohet të njihet nga ne dhe të gjithë shqiptarët. Ata që do ta konsiderojnë këtë do jenë puçistë të cilët do akuzohen për tradhti kombëtare. Çfarë do i mbrojë ligjit ky Kryeprokuror i cili ka ardhur në detyrë në shkelje me ligjin", tha Vasili.

Recommended