Report TV - Vlorë, me vrap dhe pistoleta në duar, policët arrestojnë të riun me armë pa leje

  • 5 years ago
Raportimi në polici i qytetarëve se një djalë i ri lëvizte me armë zjarri në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, vuri në pranga 29-vjeçarin që edhe më herët në vitin 2012, ishte arrestuar për armëmbajtje pa leje.

E.H u konstatua nga policia pranë një lokali në Ujin e Ftohtë në Vlorë, në fund të shëtitores "Lungomare", ku sapo ka parë prezencën e forcave blu ai ka tentuar të largohet.

Në një video të shpërndarë nga policia nga kamerat e sigurisë së lokalit, shihet se makina e uniformave blu parkon në lokal, më tej shihet teksa i riu del me vrap nga lokali. Aty i vihet në ndjekje policia që e arreston shumë shpejt. Në një njoftim të Policisë së Vlorës për ngjarjen, thuhet se 29-vjeçari në tentativë për tu larguar e ka hedhur armën në tokë. Policia sekuestroi pistoletën CZ-P09 dhe 16 fishekë.

Djali do të hetohet nga prokuroria e Vlorës për veprat penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit" dhe "Mosbindja ndar urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik".

"Policia e Vlorës falënderon qytetarët për besimin dhe bashkëpunimin dhe fton cilindo për të denoncuar çdo paligjshmëri duke ju garantuar anonimat të sigurt dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm", thotë Policia në njoftimin e saj zyrtar.

Recommended