Report TV - Kryeprokurori/ ja pasuritë e 7 kandidatëve

  • 6 years ago
Gazetari i Shqpitarja.com, Adriatik Doçi, ka zbuluar pasuritë befasuese që posedojnë shtatë kandidatët për Kryeprokuror të Përkohshëm. Në një lidhje direkte në emisionin 'Repolitix', në Report Tv, gazetari Doçi veçoi disa nga kandidatët, që rezultojnë me të ardhura tepër të larta, mes të cilëve ishte kandidati Arqile Koça, i cili rezulton pronar i 5 apartamenteve, i një apartamenti të shitur në Dajt, si dhe ka hedhur themelet e një shtëpie në Voskopojë, ku vetëm themelet i kushtojnë 10 mijë euro.

Më tej, gazetari i Shqiptarja.com zbuloi dhe kandidatin për kryeprokuror të apasionuar pas makinave, që është Ferdinand Elezi, ku vetëm në vitet e fundit ka ndërruar 7 makina me vlera të larta. Elezi posedon katër pasuri të paluajtshme, shtëpi, zyrë dhe apartament në Durrës, si dhe një apartament banimi në Tiranë. Gjithashtu, Doçi zbuloi dhe dy kandidatët që rezultojnë me një pasuri modeste, që janë Arta Marku dhe Granit Shahu.

Recommended