Report TV - Kryeprokurori, PS me qëndrim të ri?! Kandidatëve u duhen edhe 28 firma deputetësh

  • 6 years ago
Partia Socialiste ndryshon kurs për procedurën përmes të cilës do të zgjedhë prokurorin e përgjithshëm të përkohshëm. Me nisjen e procedurave, Komisioni i Ligjeve miratoi këtë vendim, ku thuhej se në fund të seancave dëgjimore, në raport do të renditeshin të gjithë kandidatët sipas cilësive dhe Kuvendi do të zgjidhte mes kandidaturave që plotësojnë kriteret.

Ky proces, sipas kryetarit të Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja u zgjodh i tillë, në mënyrë që propozimi të mos ishte politik e të mos përfshinte firmat e deputetëve. Por të premten, ditën kur raporti u përfundua dhe u kualifikuan vetëm 3 kandidatë: Arta Marku, Ferdinand Elezi dhe Ermira Tafani, diçka ka ndryshuar në Partinë Socialiste. Përkundër deklaratave të Manjës përpara kryeministrit dhe Publikut, PS ka vendosur që asnjë nga 7 kandidatët të mos kalojë për votim në Kuvend nëse nuk merr të paktën 28 firma deputetësh.

Deputetja Vasilika Hysi, në emisionin Repolitiks në Report TV konfirmon këtë fakt të ri në procedurë, fakt i cili nuk përmendet në asnjë rresht të vendimit të Komisionit të Ligjeve për procedurën e zgjedhjes së kryeprokurorit të përkohshëm. Në këto kushte, procesi i garës së hapur dhe publike, kanalizohet në vullnetin politik të një partie apo një tjetër për të ngushtuar garën.

Recommended