Ora News - Mbetjet, Klosi: Ndërhyrje emergjente në qytete të vogla

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Strategjitë e përdoruara për pastrimin dhe mbrojtjen e mjedisit Ministri i Turizmit dhe mjedisit Blendi Klosi i cilësoi të dështuara. Si zgjidhje për atë që e cilësoi situatë alarmante Klosi sheh ndërtimin e landfilldeve të vogla.

Klosi: Direktiva evropiane kërkon që të kemi landfillde me të gjitha ato kushtet që duhet të realizojmë dhe po realizojmë landfillde të mëdha. Thithja e kësaj direktive kaq shpejt, ka bërë që asnjë nga landfilldet e vogla të mos plotësojë kriteret mjedisore. Duhet të kemi një trajtim më të zgjuar të paktën për një 5 vjeçar të landfilldeve më të vegjël.

Në aktivitetin për adresimin e vend depozitimit të mbetjeve, ministri foli për ndërhyrje emergjente në qytetet e vogla si dhe në fshatra, ku situata tha ai është po shqetësuese.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/mbetjet-klosi-nderhyrje-emergjente-ne-qytete-te-vogla

Recommended