Report TV - Bllokim pasaportës së Tahirit, zbardhen provat e prokurorisë

  • 6 years ago
Biznesmeni Orest Sota ka lëvizur me makinën e Ministrisë së Brendshme jashtë vendit nga pika e Muriqanit drejt Malit të Zi, fakt i cili pretendohet nga prokuroria në argumentet e dërguara gjykatës me kërkesën për bllokimin e pasaportës së ish-ministrit.
Në argumentet e prokurorisë theksohet se më datë 24. 02.2017 ora 08:05 Orest Sota doli nga Shqipëria nëpërmjet pikës së Muriqanit me automjetin me targa MB 279 AA, rezultuar në inventarin e mjeteve të Ministrisë së Brendshme. Ndërkohë që me këtë mjet, sipas prokurorisë ka disa hyrje-dalje Gentian Ceka, i cili është shoferi i Tahirit.

Në një tjetër provë për lidhjen mes biznesmenit dhe ish-ministrit, prokuroria deklaron se në datë 07.07.2017 Saimir Tahiri doli nga Shqipëria, nëpërmjet Muriqanit me automjetin e Ardit Sotës, vëllait të Orest Sotës dhe hyri në datë 09.07.2017 me automjetin në emër të Shoqërisë ?IKONA?, me pronar Lefter Sota, babain e Orest Sotës.

Recommended