Pasaporta false për në SHBA dhe Kanada/ Report Tv siguron dosjen e Prokurorisë, zbardhen emrat
  • 5 years ago
Report Tv zbardh dosjen e trafikimit të klandestinëve ku Policia dhe Krimet e Rënda prangosën 32 persona dhe 4 prej tyre i kanë në kërkim (Lexo këtu). Klandestinë nga lindja e mesme, shtetas kinez dhe shtetas shqiptarë që pajiseshin me pasaporta amerikane false janë hetuar për afro 3 vite deri në finalzimimit e operacionit ?Rruga e Gabuar?. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se disa nga shqiptarët e trafikuar me dokumente flase janë ndaluar në aeroportin e Xhamajkës dhe disa në Kanada, ndërsa nisja e tyre bëhej nëpërmjet Podgoricës për të mos u identifikuar në Rinas.

Emrat e personave të përfshirë në këtë grup kriminal janë Dritan Gramozi, Arjan Shehu, Simor Këri, Rezart Hoxha, Dashamir Seferi, Leonard Markaj, Astrit Ziguri, Edmond Omeri, Kostaq Gjoka, Arben Dangëlli, Petrit Beqiraj, Edison Shehu, Zamira Xhafaj, Bedri Meta, Aleksia Kamaj.

Pjesë e këtij grupi janë edhe Gjergji Mëzuraj, Shuaip Shero, Afrim Emini, Ermal Mema, Avni Lezaj, Ilia Margo, Sefer Çelo, Jangaq Gramozi, Mentor Mici, Dashnor Tafani, Francesk Meta, Enver Muka, Besnik Hoxha, Çajup Tefa, Vejsel Gjolleshi, Marlen Shoshaj, Vangjel Gramozi, Idi Mita, Mehmet Cani, Erlis Shehu, Elmas Bilbili.

Veç këtyre personave Policia e Shtetit mundi të sekuestrojë dhe dy laboratore të falsifikimit të dokumenteve, një sasi para cash dhe dokumente të falsifikuara. Ky grup kriminal veç trafikimit të klandestinëve kishte në veprimtarin e tij dhe zgjidhjen e problemeve për shqiptarët e depërtuar nga zona "Schengen".

Prokurori Vladimir Mara i ka kërkuar gjykatës caktimin e arrestit me burg për 31 nga shtetasit e ndaluar ndërsa ditën e martë gjyqtarja Irena Gjoka do të nisë vlerësimin e këtyre masave. Ndërsa më herët operacionet për trafikun e klandestinëve drejt Amerikës, Kanadasë dhe vendeve të BE-së kanë çuar në pranga mbi 100 persona nën operacionin e koduar ?One if by land?.
Recommended