Java e fëmijëve jetimë, Veliaj: Duhet më shumë vëmendje - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në vijim të ?Javës së Fëmijëve Jetimë?, që mbahet në 100 vjetorin e Themelimit të ?Strehës së parë Vorfnore? në Shqipëri, institucioni i Presidencës çeli dyert për të mirëpritur te vegjlit e Shtëpisë ?Zyber Hallulli? dhe nxënës të shkollave 9-vjeçare të kryeqytetit. Nismës iu bashkua edhe kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.




?Për shumë kohë Presidenca ka qenë një mjedis hermetik, ku vinin vetëm disa burra të mërzitshëm për t?u marrë me demek me punë të mëdha, ndërkohë që kjo është një godinë, një ndërtesë, një institucion i gjithë popullit dhe mbi të gjitha, edhe i fëmijëve. Më vjen mirë që më në fund edhe Presidenca është hapur ndaj publikut, sidomos ndaj fëmijëve. Kështu që, sot meqë është ditë me shi, ditë me erë, kemi marrë atë super këndin e lojërave aty jashtë dhe e kemi sjellë këtu. Shumë faleminderit Presidentit, këshilltarëve dhe gjithë stafit.?



Veliaj u shpreh se fakti që një pjesë e fëmijëve për shkak të një fatkeqësie në jetë, sot nuk kanë një apo të dy prindërit, nuk duhet t?i pengojë ata të rriten njësoj si bashkëmoshatarët e tyre dhe të bëhen njësoj të vlefshëm në jetë.



?Një nga gjërat që unë kam kuptuar është që asnjë njeri në Botë nuk ka të drejtën që të na dekurajojë për diçka që nuk e kemi pasur në dorë, për diçka që nuk ka qenë në fuqinë tonë, për diçka që nuk kemi arritur ta ndryshojmë dot. Ndonjëherë, jeta na sjell situata jashtëzakonisht të vështira, por pyetja është: Bëhemi më të mirë apo më të këqij nga kjo situatë? Unë besoj se shumë prej fëmijëve që janë rritur në situata të vështira, vetëm me një nga prindërit, ose në një nga institucionet e përkujdesit dhe që i kanë kaluar me sukses këto sfida në moshë të vogël, kur rriten bëhen të mrekullueshëm dhe në fakt i kuptojnë më mirë njerëzit e tjerë në vështirësi, kur kanë kaluar edhe vetë vështirësi.?



Kryebashkiaku shtoi se është detyrim i institucioneve shtetërore, por edhe e shoqërisë, që t?i krijojë kushte e mjedis miqësor këtyre fëmijëve.

Recommended