Skip to playerSkip to main content
  • 8 years ago
Kreu i Shtetit, Ilir Meta u bë sot pjesë e urimeve pranë Komunitetit Mysliman në kryeqytet. Ai tha se janë tre mesazhet që duhen nxjerrë nga kjo festë, mesazhi i solidaritetit, bashkëpunimit dhe vëmendjes për ata që kanë nevojë.

?Mesazhi i solidaritetit, bashkëpunimit, vëmendjes sidomos për ata që kanë më shumë nevojë për tu përfshirë, përkrahur janë tre mesazhet që na sjell kjo ditë mjaft e rëndësishme e besimit islam. Kjo është një ditë që dëshmon bashkëjetesën tonë të shkëlqyer ndërfetare?,- tha ai.

Category

📺
TV
Comments

Recommended