Ora News – Nga viti i ardhshëm, librat për arsimin fillor falas, përjashtim klasa e V

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nga viti i ardhshëm shkollor, 240 mijë nxënës do të përfitojnë tekste falas. Ministria e Arsimit përfshin në buxhet dhënien e botimeve falas për kategoritë e veçanta dhe nxënësit e nga klasa 1-4. Në këtë projekt do të përfshihen vetëm shkollat fillore, pasi në klasën e 5 po ndryshohen kurrikulat.

240 mijë fëmijë, 100 mijë prej të cilët vijnë nga kategoritë të veçanta, do të përfitojnë libra falas nga klasa e parë në të katërtën.

Ministrja Nikolla gjatë diskutimeve të buxhetit detajoi projektin që ka për qëllim lehtësimin barrës financiare të familjeve.

Propozim, i cili erdhi në rradhët e Partisë Demokratike, si një praktikë që ndiqet nga vendet e rajonit.
Boçi: Sa është shuma dhe sa është pasqyruar kostoja e teksteve pa e specifikuar atyre me ndihmë ekonomike apo pa ndihmë ekonomike.

Nikolla: 140 mijë fëmijë do të përfitojnë tekste falas, do të fillojmë me zbatimin në arsimin fillor bazë pa hequr. Atëherë 240 mijë, 100 mijë lidhen me ata të kategorive të veçantë të cilët ne do të vijojmë ti mbështesim. Por ju referova atyre që lidhen me arsimin fillor bazë.
Demokratët në Komisionin Parlamentar të Medias nuk hezituan ta quanin plagjiaturë të programit të PD.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/nga-viti-i-ardhshem-librat-arsimin-fillor-falas-perjashtim-klasa-e-v

Recommended