Rama: Librat falas, brenda 3 vitesh do perfshijne edhe klasat 5-9

  • 6 years ago
Kryeministri Edi Rama shfrytëzoi ditën e nisjes së shpërndarjes së teksteve mësimore për t'iu dhënë Greisit dhe Reit, nxënës në klasën e 3 dhe të 4 të shkollës ?Ali Demi?, librat falas për nisjen e vitit të ri shkollor. Rama tha se ky projekt synon që brenda 3 vitesh të gjithë nxenësit e sistemit 9-vjeçar të përfitojnë libra falas.

"Librat do i mbani mirë, ndryshe do paguajnë prindërit. Do e bëjmë deri në klasë të 9 dhënien e librave falas, brenda 3 viteve do e plotësojmë për të gjitha klasat e arsimit të detyrueshëm".

Kreu i qeverisë u ndal edhe zëvendësimi i 300 drejtorëve të shkollave me mësuesit më të mirë dhe që shumë shpejt do të pasohet me shkollën e drejtorëve.

"Do bëjmë shkollën e drejtorëve, është një projekt shumë i mirë, pasi ka ndryshuar sistemi, shkolla e drejtorëve do ndihmojë shumë për kalimin në një nivel tjetër të kuptimit . Bëmë një pastrim, hoqëm rreth 300 drejtorë shkollash dhe i zëvendësuam me mësuesit më të mirë".

Duke u ndalur tek projekti për ndalimin e celularëve në shkolla, Rama e vlerësoi këtë nismë duke marrë si shembull djalin e tij Zaho.

"Nëse Zahos do i hiqte mësusja celularin, unë do isha mëse i lumtur pasi nuk ka asgjë pozitive".

Në mbledhjen e qeverisë të mbajtur në mesin e muajit Korrik u vendos që nxënësit që ndjekin arsimin fillor nga klasa e parë deri në të katërt përfitojnë tekste falas dhe çmimi i blerjes së tyre do të mbulohet nga fondet e buxhetit të shtetit.

Recommended