Report TV - Basha: Tahiri nuk do shpëtojë Jo bojkot, beteja jonë në Kuvend

  • 6 years ago
Kryetari i PD, Lulzim Basha deklaroi se nuk do të ketë bojkot dhe se beteja parlamentare do të vijojë për të vendosur para drejtësisë Saimir Tahirin. Lideri i PD u shpreh se ish-ministri i Brendshëm nuk do të shpëtojë.
?Saimir Tahiri nuk do i shpëtojë drejtësisë, faktet e dala publikisht dhe që disponohen nga prokuroria dhe partnerët do të bëjnë të mundur që të marrë përgjegjësitë penale për mbrojtjen e bandës kriminale.

Tahiri është vetëm fillimi, kjo një luftë sapo ka filluar. PD do të ketë rolin e saj të rëndësishëm në këtë luftë në planin e mbështetjes totale ndaj mbështetjes së prokurorisë. Ne do e vazhdojmë betejën brenda parlamentit deri në një vendim tjetër.

Jetë normale parlamentare nuk ka. Ne kemi shtruar domosdoshmërinë e një zgjidhje politike. Kjo qeveri nuk është përgjegjëse para shqiptarëve. Tahiri është një alarm i kuq i ndezur në të gjitha kancelaritë? deklaroi ai.

Basha komentoi edhe deklaratat e ambasadorit të SHBA, Donald Lu dhe zyrtarit të lartë të DASH dje për çështjen Tahiri, por edhe interpretimin e kryeministrit.

?Qëndrim i dëshpëruar i Ramës. Qeveria e SHBA foli qartë, unë nuk interpretoj qëndrimet e tyre, i kanë dhënë mbështetje prokurorisë dhe gjykatës dhe dënimit të mbrojtjes përmes imunitetit? tha Basha.

Deklarata e Lulzim Bashës erdhi pas një takimi me ambasadorin e SHBA në Tiranë, Donald Lu.

Deklarata e Lulzim Bashës
Hetim të plotë dhe të paanshëm për të vendosur para përgjegjësisë të gjithë politikanët e përfshirë dhe dënojnë përpjekjet e politikanëve që janë mbi ligjin. Saimir Tahiri nuk do i shpëtojë drejtësisë, faktet e dala publikisht dhe që disponohen nga prokuroria dhe partnerët do të bëjnë të mundur që të marrë përgjegjësitë penale për mbrojtjen e bandës kriminale

Recommended