Report TV -Tahiri flet gjërë e gjatë pas gjyqit: Beteja më e rëndësishme e jetës sime

  • 5 years ago
"E vërteta ime është e provuar me letra dhe fakte aq kokëfortë sa askush nuk i del dot përballë. Këta policë e kanë denoncuar Mojsi Habilajn në polici, këta policët e kanë nisur procedimin për të cilin akuzohem dhe unë. Këta janë pjesë e gupit? Ne anëtarët e grupit kemi denoncuar njëri-tjetrin? Është aq i gënjeshtërt ky proces sa nuk i jap dot shpjegim.

Nuk i shkoj fare historisë nëse do dënohem cfarë do bëj, këto janë hipoteza që nuk dua t'i konsideroj se besoj shumë tek e vërteta ime dhe ajo që shtjellova në gjykatë. Besoj tek drejtësia sic bëri drejtësia italiane. Unë besoj shumë tek drejtësia sa nuk më shkon në mend kjo që thua.

S'kam asnjë kod, unë jam shumë i drejtëpërdrejt, përtoj të gënjej, e kam kollaj të them cfarë mendoj drejtpërdrejt. E përmenda atë që unë kam shpenzuar 140 euro ndërsa të tjerë 900 euro nata në hotel, sic përmenda edhe veten se më kanë akuzuar që kam përdorur hotel 1 mijë euro nata. Unë faktoj me letër porosi nga të gjitha vendet e BE që thonë që unë nuk kam asnjë pasuri, asnjë tokë asnjë shtëpi as një makinë në ato vende, dhe nuk kam pasur shpenzime marramendëse. Sic jua ka hedhur prokuroria që thotë se ka fjetur me 1 mijë euro, prova më e mirë është ajo që dhash në gjykatë, ku autritetet italiane kanë pyetur cdo hotel dhe cdo restorant ku kam ndenjur kur isha ministër, dhe maksimumi ishte 140 euro.

Recommended