Ora News – Mazniku: Së shpejti karta e qytetit, ku përfshihet edhe ajo e studentit

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Çdo vit në qytetin e Tiranës 10 mijë studentë nisin Universitetin. Bashkia e kryeqytetit po përgatit kartën e qytetit që përfshin edhe kartën e studentit për të lehtësuar jetesën e të rinjve. Karta e Studentit do ti ndihmojë të rinjtë të përfitojnë transportin publik, të marrin pjesë në aktivitet të ndryshme me çmime lehtësuese.
Bashkia e Tiranës po punon për Kartën e Qytetit, e cila përfshin një sërë letësira shërbimesh siç është ajo e transportit publik.
Në kartën e qytetit, bën pjesë edhe karta e studentit, që ndihmon të rinjtë që studiojnë në Tiranë të frekuentojnë aktivitete historike, kulturore me çmime më të lira.
Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, u shpjegoi studentëve mënyrën se si është projektuar karta e qytetit.
Mazniku: ?Jemi duke punuar për Kartën e Qytetit. Një nga elementët kryesorë që do të kryejë kjo kartë është të shërbejë si një biletë permanente. Pra, do të kalojmë të gjitha linjat e autobusit në Tiranë, në linja që do të jenë të pagueshme përmes një bilete elektronike. Do të përfundojmë procesin e biletimit elektronik, nga i cili do të prodhohet ?Kartat e Qytetit?, që më pas do të përfshijë edhe Kartën e Studentit. Shërbimet që do të ofrohen me këtë kartë do jenë më të lira dhe të përcaktuara për studentët?.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/mazniku-se-shpejti-karta-e-qytetit-ku-perfshihet-edhe-ajo-e-studentit/

Recommended