Ora News - Karta e studentit, tarifa deri në zero lekë për shërbimet bankare

  • 5 years ago
#rtvora
Studentët do të kenë mundësi të përfitojnë nga paketa e shërbimeve të parashikuara në kartën e studentit. Për këtë qëllim Bashkia e Tiranës ka nënshkruar një marrëveshje me bankën Credins, përmes të cilës parashikohet reduktimi deri në zero lekë për tarifat edhe për shërbimet bankare.

Erion Veliaj: ?Jam shumë entuziast për mënyrën se si ka vijuar shpërndarja e kartës studentore. Diçka që pritëm 30 vjet për ta bërë, por në 3 muaj kemi bërë më shumë se në 30 vjet. Jam i lumtur që 1/3 e studentëve, rreth 21 mijë, tashmë e kanë marrë kartën. Përveç kartës fizike, kanë marrë edhe aplikacionin online, që e bën akoma më të lehtë përdorimin."

Kryetari i Bashkisë ka theksuar se do të ketë deri në 170 shërbime me tarifa të reduktuara ose pa pagesë.

Erion Veliaj: ?Kur ka vullnet dhe dëshirë për të zgjidhur problematika të mbartura ndër vite, ka gjithmonë një rrugëdalje, një mënyrë për t?i bërë gjërat. Ajo që ishte një habi e jashtëzakonshme është se sa shumë është përqafuar karta studentore nga sipërmarrjet dhe kompanitë private në qytetin e Tiranës. Madje, sot kemi mbërritur në një situatë ku kemi 70 shërbime publike dhe rreth 100 shërbime private."

Veliaj shtoi se krahas përfitimit të tarifave të reduktuara, përmes kartës synohet edhe edukimi i të rinjve me kulturën financiare për të operuar përmes sistemit bankar.



Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/karta-e-studentit-tarifa-deri-ne-zero-leke-sherbimet-bankare

Ndiqni emisionin këtu: https://youtu.be/Y-kImEqr2oE

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz