Report TV - “Tahiri” Rama: Prokurorët të mbyllin komunikimin me nxitësit e çështjes

  • 6 years ago
Kryeministri Rama sulmoi prokurorinë dhe gjykatat në fjalën e tij sot para grupit të PS ku shpalosi qëndrimin kundër arrestimit të Tahirit.
Rama e cilësoi shfaqen e tre prokurorëve të krimeve të rënda si dramatike, ndërsa u shpreh se uron që ta mbledhin veten të mbyllin komunikimin me nxitësit e kësaj çështje.

?Kështu i luftojnë kriminelët këta? Policia i kap natën, kriminelët dalin në mëngjes duke dridhur zinxhirët, por ne cfarë jemi ne ligjvënësit shqiptarë, apo na dinë ekspertë kontabël.

Apo ne na erdhi në shteg Saje Qorri dhe një rrugë e dy punë, rrëzojmë qeverinë dhe bëjmë çorap drejtësinë? Kemi prova, por janë sekret, por mirë u mbyll dera. Po cfarë doli? Asgjë.

Nuk besoj që ata njerëz me shkollë me një farë eksperiencë që ato 4 fletë bakalli justifikojnë faturën e arrestit të një deputeti. Kaq për atë shfaqje dramatike dhe komike. Uroj që prokurorët ta mbledhin veten të mbyllin komunikimin me nxitësit e kësaj çështje? deklaroi Rama.

Recommended