Report TV - “Tahiri”, reagon Llalla: Mbështes Prokurorët, janë zotë të çështjes

  • 6 years ago
Kryeprokurori Adriatik Llalla në përfundim të aktivitetit ku firmosi marrëveshjen me ambasadën franceze foli për mediat për akuzat e Ramës për prokurorët pas kerkeses per arrestimin e Tahirit.
Llalla u shpreh se mbështet prokurorët, pasi janë zotë të çështjes. ?Prokuroria do të ndjekë hapat procedurale. Kryeprokurori ka detyrimin të mbështesë të gjithë prokurorët.

Prokurori është i pavarur pas ndryshimeve në reformën në drejtësi, prokurori i cështjes është vetë zoti i çështjes? deklaroi ai.

Ndërsa gjatë fjalës së tij gjatë nënshkrimit të marrëveshjes, ai hodhi akuza se grupet kriminale janë ndihmuar që të trafikojnë tonelata kanabis nga ata që duhet t?i godisnin.

Recommended