Stop - Plehrat në Porto Romano dhe skandali i bashkisë Durrës me lejen mjedisore! (19 tetor 2017)

  • 6 years ago
stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; Të kalosh pranë zonës së Porto Romanos në Durrës është një mision i pamundur, për të cilin, nuk të mjafton kundragazi.Plehrat e Durrësit, Shijakut e Kavajës depozitohen në këtë zonë me një kapacitet mbi normën e askush nuk kujdeset për kushtet e asgjësimit.Krerët e bashkive të Kavajës e Shijakut, Isa Sakja dhe Ardian Kokomani, kanë një kontratë të rregullt për depozitimin e mbetjeve në Porto Romano. Jurgen Dashi, kryeinspektor i Mjedisit në Durrës, deklaron, se bashkia e qytetit nuk ka leje mjedisore për vendgrumbullimin e plehrave.Kjo bashki është gjobitur për këtë problem, por nuk ka pasur asnjë reagim.Edhe ambientalisti Sazan Guri, tregon pasojat katastrofike të kësaj ndotjeje të përmasave të mëdha.Shefi i ndërmarrjes së shërbimeve komunale në Durrës, Fadil Ago,pranon, se nuk ka leje për këtë aktivitet dhe që mbetjet derdhen në kanale e det...!!!

Recommended