RTV Ora - Demokratët shkallmojnë derën e Bashkisë Durrës, e rrethojnë si skenë krimi

  • 5 years ago
#rtvora
Pas publikimit të 6 përgjimeve të Prokurorisë, pjesë e dosjes 339/1 nga prestigjiozja "Bild" ka dalë në një konferencë për shtyp edhe kryetari i degës lokale të PD-së, Ferdinand Xhaferaj.

Në fjalën e tij, Xhaferaj deklaroi se historia e përgjimeve është e vjetër, siç është e vjetër karriera e Dakos në politikë.

Sipas tij, përgjimet na thonë se fenomeni ka degraduar gradualisht, nga një fenomen ku krimi përdorej për të blerë vota, tashmë krimi ka marrë funksione politike, ku krimi cakton zyrtarë shteti, cakton deputetë e kryebashkiakë.

Xhaferaj tha se përgjimet e fundit tregojnë se nuk jemi në situatën e përdorimit të krimit nga ana e Dakos për blerjen e votave, por tashmë krimi është brenda shtetit, krimi ka kapur shtetin, krimi po përdor shtetin.
Xhaferaj: Sot u publikua skandali i radhës i qeverisë Rama. Tabloidi prestigjoz Bild vazhdoi me publikimin e fakteve të kapjes së shtetit nga krimi i organizuar.Përgjimet mund të jenë të reja, por historia e blerjes së votave të Dakos në Durrës është aq e vjetër sa edhe vetë kariera e Dakos në politikë.Përgjimet më të fundit tregojnë se nuk jemi në situatën e përdorimit të krimit nga Dako për punë votash, por tashmë krimi është brenda shtetit, ka kapur shtetin dhe po përdor shtetin.

Kjo histori skandalesh pa fund mbart kryeskandalin e mosdorëheqjes së Ramës, kur në Europë edhe për problem të mospërmbushjes së premtimeve krerët e qeverive japin dorëheqje.Duke vendosur t?i bëjë publike përgjimet, perëndimi ka vendosur jo vetëm t?i vendosë notën kësaj qeverie, por edhe që notën ta bëjë publike. Për Perëndimin kjo eshështë një qeveri bandite.

Pas përfundimit të konferencës për shtyp, forumi demokrat zhvilloi një protestë para bashkisë së Durrësit.

Ata kërkuan largimin e Ramës dhe Dakos, ndërsa rrethuan me shirit shyrjen e bashkisë, qëlluan me vezë dhe shkallmuan me forcë derën kryesore të bashkisë.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/te-largohet-rama-dhe-dakodemokratet-e-durresit-shkallmojne-deren-e-bashkise-dhe-e-rrethojne-si-skene-krimi
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended