Ora News – Rama dhe Cutillo batuta para ndeshjes Shqipëri-Itali

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Para ndeshjes mes Shqipërisë dhe Italisë, Kryeministri Edi Rama dhe Ambasadori Italian Alberto Cutillo u shfaqën jo si dy kundërshtarë, por si përfaqësues të dy vendeve mike.
Në konferencën e posaçme, gjatë ekspozimit të 4 kupave të botës që ka fituar Italia, Rama dhe Cutillo shkëmbyen batuata në fjalimet e tyre.
Rama: Eshtë një ndeshje që falë Zotit, ashtu sikundër do thoshte edhe Presidenti Tavecchio, nuk ka të bëjë me kualifikimin, sepse përndryshe nuk do ishte fort e lehtë, nuk do kishim as forcën për të vendosur, nëse do të thërrisnim për fitoren tonë si shqiptarë, sepse do na vinte shumë keq që të mos shikonim Kombëtaren tonë në Rusi. Nuk duhet të bëjmë shaka, as për Kombëtaren shqiptare, as atë italiane, sepse përderisa nuk jemi ne, jeni ju ata që do ta çoni përpara atë kauzën e tifozëve shqiptarë të futbollit.
Cutillo: Tani duhet të luajmë me të dyja skuadrat.
Ajo që ra në sy ishte prania e ish-kryeministrit socialist, Fatos Nano i cili ishte ulur në krah të kreut të qeverisë, Edi Rama.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-dhe-cutillo-batuta-para-ndeshjes-shqiperi-itali/

Recommended