Ora News - Pas ndeshjes Shqipëri- Itali, Ventura: Shqipëria na vështirësoi punën

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Trajneri i përfaqësueses italiane Gian Piero Ventura ka vlerësuar skuadrën tonë përfaqësuese pas fitore 1 me zero në stadiumin ?Loro Boriçi?
Tekniku i katër herë kampionëve të botës u shpreh se Shqipëria ka një skuadër të mirë dhe diferenca mes dy ekipeve nuk u dallua në fushën e lojës.
Gian Piero Ventura: ?Të them të drejtën në këtë takim nuk u vu re diferencat sepse të dy ekipetet patën rastet e tyre. Nuk ka më siguri kundër askujt. Dua të komplimentoj Panuccin për punën. Deri tani ka dhënë një shtysë kombëtares. Uroj që të ndjekë rrugën e De Biasit për kombëtaren. Për mua përfaqësuesja kombëtare ka një skuadër të mirë.?
Në lidhje me takimin ish tekniku i Torinos tha se pavarësisht se kuq e zinjtë vrapuan skuadra e tij administroi mirë lojën madje mund të shënonte dhe më shumë.
Gian Piero Ventura: ?Sa i takon ndeshjes luajtëm mirë deri në gjysmën e pjesës së dytë pastaj patëm reduktim dhe energji, megjithatë mund të shënonim dhe më shumë. Shqipëria vrapoi shumë dhe na e vështirësoi punën megjithatë e administruam mjaft mirë rezultatin?.
Italia e mbyll në vendin e dytë në grupin G dhe do të luajë në fazën e play off aty ku do të vendoset nëse do të marrin pjesë në Botërorin e Rusisë.

Për më shumë lexoni në:http://sport.oranews.tv/pas-ndeshjes-shqiperi-itali-ventura-shqiperia-na-veshtiresoi-punen/

Recommended