Report TV - Breshëri automatiku "Benzit" në Vlorë,2 të plagosur rëndë

  • 6 years ago
VLORE - 20 plumba automatiku janë lëshuar mbi dy të rinj në Vlorë në aksin e njohur si ?Transballkanikja? ndërsa aktualisht ata ndodhen në spital në gjendje të rëndë për jetën. Report Tv ka mundur të sigurojë pamjet ekskluzive të momenteve kur dy personat e plagosur Dritan Bega 50 vjeç dhe Ferdinand LLanaj, 39 vjeç nxirren nga automjeti dhe i jepet ndihma e parë mjekësore në trotuar nga kalimtarët e rastit.

Ata janë të gjakosur ndërsa mjeti i tyre ?Mercedes Benz? është i dëmtuar në pjesën e derës së pasagjerit nga disa plumba që kanë depërtuar brenda në automjet. Nga hetimet e policisë rezulton se në vendngjarje janë sekuestruar gëzhojat dhe një armë pistoletë e cila dyshohet se i përket të plagosurve.
Pista kryesore e hetimeve deri në këto momente mbetet ajo e një atentati për hakmarrjen, ndërsa automjeti në të cilin udhëtonin të rinjtë që iu është bërë pritë është ?Mercedez Benz? me ngjyrë gri me targë VL 63 68 C.

Nga të dhënat e grupit hetimor rezulton se kjo targë është përdorur disa vite më parë nga Baftjar Llanaj në Vlorë i cili në vitin 2011 është vrarë për shkak të një hasmërie mes fisit Llanaj e Xhaferri. Vrasja e Llanajt nga policia u hetua për hakmarrje pasi vite më parë ky shtetas ishte i dyshuar për vrasjen e N.Xhaferrit. ndërsa vëllai i Llanajt kishte vrarë Sako Xhaferrin.

Recommended