Ora News – Presidenti Ndroqi: Mirë se erdhët në epokën e re të RTV Ora News!

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Presidenti i Radio Televizioni Ora News, Ylli Ndroqi prezantoi sot epokën e re të Ora News, pas 10 vjetorit të parë.
Në fjalën përpara qindra personaliteteve të ftuara, Presidenti Ndroqi falënderoi të gjithë ata që besuan në ëndrrën e tij.
Fjala e plotë:
Mirëmbrëma të gjithëve dhe mirë se keni ardhur në këtë 10 vjetor të RTV Ora News.
Yldonin e shihni të rritur tani, por ka qene vetëm 5 vjeç, kur unë i hyra rrugës së televizionit me Ora News. As nuk e kisha menduar kurrë që do t?i shërbeja një ditë bashkëqytetarëve të vendit tim, por ia që ja dola por jo pak, por për një dekadë, t?i shërbej, t?i japë informacionin e duhur në kohën e duhur dhe sot festojmë një 10 vjetor të lumtur.
Ju falënderoj të gjithëve për prezencën tuaj këtu. Nga ky moment dhe në vazhdim, Radio Televizioni Ora News do të hyjë në një epokë të re.
Përpara se të lançoj logon e re, do të doja të falënderoj të gjithë qytetarët shqiptarë kudo që ndodhen, në Shqipëri apo në Amerikë, në Australi apo Dubai, që më kanë motivuar që unë të investoj fuqishëm në këtë media, duke ditur që ky investim strategjik t?i shërbejë vetëm publikut shqiptar.
Një falënderim të veçantë kam për të gjithë kompanitë që kanë sponsorizuar produktet e tyre në Radio Televizionin Ora News, sidomos Raifaisen Bank dhe Credins Bank, që besuan në projektin tim se një ditë të bukur do të realizoja ëndrrën time me një investim gjigant siç jeni sot këtu prezent.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/presidenti-ndroqi-mire-se-erdhet-ne-epoken-e-re-te-rtv-ora-news/

Recommended