Ora News - Makina e kryebashkiakut u dogj 30 min pas parkimit, Frrokaj: S'kam konflikte

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një makinë fuoristrade tip Benz ML që përdorej nga Kryetari i Bashkisë Lezhë Fran është përfshire nga flaket. Bashkë me mjetin e tij luksoz u dogj dhe një makine tjeter "Mercedes Benz" që ishte i parkuar pranë makines që përdorej nga kreu i bashkisë.

Ngjarja ndodhi pak pas mesnate në lagjen "Besëlidhja" teksa makinat ishin të parkuara në parkingun e pallatit ku jeton kreu i Bashkisë Lezhë Fran Frrokaj.

Kanë qenë banore të lagjes që kanë konastatuar flaket dhe kanë njoftuar menjëhere policinë dhe zjarrfikesit. Këta të fundit mbërriten menjehere në vendin e ngjarjes. Ata bënë të mundur lokalizimin dhe shuarjen e flakeve që të mos përhapeshin tek makinat e tjera përreth.

Policia ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen, ndërsa dyshimet e para janë për zjarrvënie të qëllimshme, por nuk përjashtohet dhe mundesia që zjarri mund të jetë shkaktuar nga një defekt teknik kjo duke ju referuar dhe faktit se makina kishte vetem 30 minuta që  ishte parkuar.

Në dëshminë e tij para grupit hetimor Kreu i Bashkisë Lezhë Fran Frrokaj ka deklaruar se nuk ka konflikte, ndërkohë që sipas tij prej dy ditesh mjeti kishte ndezur një llampë po që e kishte neglizhuar duke mos i bere kontroll në servis.

Policia ka bërë të ditur se po bëhet vlerësimi i rastit nga eksperti piroteknik me qëllim përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit, ndërkohe që janë sekuestruar kamerat e sigurise të bizneseve aty pranë.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/kryebashkiakut-te-lezhes-i-digjet-makina-fran-frrokaj-nuk-kam-konflikte/

Recommended