Atentati të shtunën në Vlorë! Makina e përdorur që u dogj ishte e vjedhur, autorët qëlluan mbi 15 he

  • 4 years ago
VLORE-Zbardhen detaje të reja nga atentati mbrëmjen e së shtunës në qytetin bregdetar ku mbetën të plagosur dy persona, Nikollaq Çepaj (Taullaraj) 36-vjeç i sapo dalë nga burgu dhe kunati i tij Ronald Çepaj 27 vjeç.

Makina me të cilën u bë atentati rezulton se ishte e vjedhur, po ashtu edhe targat, nuk i përkisnin kësaj makine, por një tjetre. Makina u gjet e djegur në fshatin Cerkovinë në rrugën e vjetër Fier-Vlorë. Në vendin e ngjarjes në lokalin ku u krye atentati u gjetën 5 gëzhoja, por pjesa tjetër janë gjetur brenda në makinën e djegur.

Recommended