Korçë dhe Lezhë - Dy operacione antidrogë, sekuestrohen 23.7 kg drogë, 5 të arrestuar

  • 7 years ago
Subscribe në Ora Neës këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Dy aksione policore janë finalizuar me arrestimin e pesë personave, tre në Korçë e dy në Lezhë. Në Korçë, blutë kapën pranë një pike karburanti 8.7 kg kanabis dhe 6 granata, ndërsa në Lezhë, dy persona janë prangosur pasi gjatë kontrollit të mjetit ku u kapën 15 kilogramë marijuanë.
Tre persona janë arrestuar nga Policia e Korçës pasi janë kapur me një sasi prej 8.7 kg kanabis si dhe me 6 granata. Gjatë operacionit policor antidrogë të koduar ?Itinerari? u arrestua pronari i pikës së karburantit ku janë gjetur droga dhe granatat, Petro Kapurani, së bashku me të vëllanë Andrea Kapurani. Që të dy akuzohen për moskallzim krimi. Në pranga ra dhe Asllan Spahillari, me banim në Korçë, ashtu sikundër dy të arrestuarit e tjerë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/dy-operacione-antidroge-sekuestrohen-23-7-kg-droge-5-te-arrestuar/

Recommended