Sekuestrohen 3.5 tonë drogë dhe 4 mln euro pasuri, 37 të arrestuar - News, Lajme - Vizion Plus
  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një superoperacion policie mes Italisë dhe Shqipërisë ka bërë të mundur shkatërrimin e një grupi të fuqishëm kriminal që merrej me trafikimin e lëndeve narkotike.37 persona janë arrestuar falë bashkëpunimit mes dy policive.Po ashtu është sekuestruar në total një sasi rekord droge, 3.5 tonë, mes të cilave kanabis, kokaine, heroine. Droga kapte vleren 40 milione euro.Po ashtu është sekuestrua edhe pasuria e grupit të organizuar kriminal me vlerë 4 milionë euro.Ne mesdite pritet një konference e përbashkët për shtyp për të dhënë detaje shtese mbi këtë operacion nga më të mëdhenj në vitet e fundit.
Recommended