Report TV - Situata e zjarreve, EC: Në 24 orë 8 vatra aktive

  • 7 years ago
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë shënuar 8 vatra zjarri. Vatrat e zjarrit janë kryesisht në pyje e kullota në qarqet Berat, Elbasan, Durrës, Vlorë dhe Gjirokastër.

Në qarqet e tjera të vendit nuk raportohet për raste zjarresh dhe vatra te vogla që kanë qenë aktive janë shuar.

Specialistët e Emergjencave Civile, janë duke mbajtur situatën në monitorim të vazhdueshëm në të gjithë vendin.

Emergjencat Civile përsërisin thirrjen ndaj të gjithë qytetarëve që në rast se konstatojnë zjarre, të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencave 112, 129 dhe 128.

Recommended