Gjendja me zjarret, katër vatra aktive në Shkup

  • 5 years ago
Pas zjarreve mbi Llaskarcë dhe Bukoviq, një vatër e re zjarri është paraqitur mbi lagjen Pintija në Shkup. Ekipet e zjarrfikësve ndodhen në terren për të lokalizuar flakët por edhe për të pamundësuar përhapjen e tyre. Zjarret që dje shpërthyen në pjesën tjetër të Shkupit në drejtim të Tetovës janë vënë nën kontroll. Nga Qendra për mbrojtje dhe shpëtim bëjnë apel që qytetarët të tregohen më të përgjegjshëm dhe të kufizojnë lëvizjen nëpër male gjatë temperaturave të larta.