Ora News - Vjero: Kemi bërë mbi 5 mijë kontrolle, janë penalizuar 600 tatimpagues

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ulja e informalitetit dhe evazionit fiskal është qëllimi i Drejtorisë së Tatimeve në aksionet e saj në biznese. Në studion e lajmeve në Ora News, drejtoresha e Tatimeve, Vasilika Vjero tha se në të gjithë vendin janë zhvilluar mbi 5 mijë kontrolle, nga të cilët 600 tatim pagues janë penalizuar.
Vjero: Kemi bërë më shumë se 5 mijë kontrolle në territor. Numri i tyre do të vijojë të intesifikohet në periudhën në vijim. Janë penalizuar më shumë se 600 tatimpagues. Penalitetet kanë qenë nga më të ndryshmet, por ato që janë spikasin më shumë janë punonjës të paregjistruar, janë biznese të paregjistruara apo edhe biznese që nuk lëshojnë kupon tatimor apo që nuk deklarojnë edhe xhiron. Ne kemi shtuar monitorimin e xhiros edhe pse nuk është e lehtë që të monitorohet një numër kaq i madh biznesesh. Te monitorimet e xhiros shikojmë edhe deklarimet reale dhe tatimpaguesit i kalojmë në rivlerësim apo në dryshim të menjëhershëm të përgjegjësive tatimore.
Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve tha se janë 300 punonjës të tatimeve në terren për të evidentuar shkeljet. Ajo i bëri thirrje tatimpaguesve që të përmbushin detyrimet e tyre në mënyrë vullnetare, pasi në të kundër do të ndërhyjë administrata.
Vjero: Ne jemi në territor, administrata tatimore ka më shumë se 300 punonjës në territor që kanë detyra të qarta për të evidentuar çdo lloj parregullësie dhe për të goditur evazionin fiskal dhe informalitetin. Kështu që ne ju bëjmë thirrje tatimpaguesve që të përmbushin detyrimet e tyre në mënyrë vullnetare, por kur kjo gjë nuk ndodh patjetër që administrata tatimore duhet të ndërhyjë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/vjero-kemi-bere-mbi-5-mije-kontrolle-jane-penalizuar-600-tatimpagues/

Recommended