Ora News - Veliaj: Kemi bërë për Saukun sa nuk janë bërë në 20 vjet
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një tjetër premtim i mbajtur nga Bashkia e Tiranës për banorët e Saukut, të cilët pak ditë nga nisja e investimit në rrugën ?Danish Jukniu?, po shohin realizimin e një projekti të ri që sjell më shumë urbanizim, aktivitete për fëmijët dhe mundësi çlodhje për të moshuarit. Këndi rekreativ që po ndërtohet në Sauk do t?i shërbejë jo vetëm argëtimit të fëmijëve, por do të jetë edhe një mundësi më shumë ku të moshuarit mund të kalojnë kohën.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi nisjen e punimeve dhe u shpreh i kënaqur që brenda javës u kthye në Sauk për të nisur një tjetër investim që e sjell këtë lagje, dikur periferike, edhe më afër Tiranës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/veliaj-kemi-bere-per-saukun-sa-nuk-jane-bere-ne-20-vjet/
Recommended